Portieri slloven i Interit, Samir Handanoviq, është shëruar nga COVID-19 dhe ai është i gatshëm të ndihmojë Interin në ndeshjen kundër Bolognas më 3 prill.
Handanoviq ishte testuar me virusin Sars-CoV-2 më 17 mars, por siç njofton “Football Italia” ai tashmë është rikuperuar dhe ka rezultuar negativ.
36-vjeçari raportohet se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 3 prillit kundër Bolognas.
Lojtarët tjerë të Interit si Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij e Matias Vecino ende janë pozitivë me koronavirusin e ri.
Artikuj të ngjashëm