Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtatë lojtarë të Torinos me koronavirus

Skuadra italiane, Torino është goditur nga pandemia COVID-19.

“La Republica” shkruan se shtatë lojtarë të Torinos kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në mesin e të infektuarve raportohet se është edhe sulmuesi kryesor, Andrea Belotti si dhe Wilfried Singo, Bremer dhe Daniele Baselli.

Te Torino ishte tri raste pozitive para ndeshjes me Cagliarin, të cilën torinezët e fituan si mysafir 1:0, kurse në testimet e fundit numri ka shkuar në shtatë.

Si rezultat i kësaj, seanca stërvitore e paraparë të mbahej të martën është anuluar.

Edhe Lazio konfirmon raste me koronavirus Sport Lazio konfirmon raste me koronavirus

Sipas protokollit, Torino ka të drejtë të kërkojë që të shtyhet ndeshja e radhës kundër Sassuolos.

Ky takim është paraparë të luhet të premten.