Torino ka njoftuar se në raundin e parë të testimeve një lojtar ka dal pozitiv me koronavirus dhe është futur në karantinë.
Klubet e Serie A janë lejuar këtë javë t’u kthehen stërvitjeve individuale në fusha stërvitore, por duke u mbajtur distanca sociale.
Por, para se të hapen portat, klubet po i testojnë të gjithë lojtarët dhe stafin, duke u bërë teste të strishove dhe të gjakut.
Gjatë këtyre testeve një lojtar i Torinos ka dal pozitiv me koronavirus. Klubi në faqen zyrtare nuk ka treguar emrin e lojtarit, por ka konfirmuar se ai nuk ka simptome dhe menjëherë është futur në karantinë.
Ai do të monitorohet në mënyrë konstante.
Ky është testi i parë i vërtetë i protokollit mjekësor dhe rikthimit të stinorit në Serie A, pasi skenari më i tmerrshëm ishte testimi pozitiv i një lojtari.
Protokolli mjekësor i Federatës së Futbollit të Italisë parasheh izolimin vetëm të lojtarit, ndërsa komiteti shkencor i formuar nga qeveria Italia në raste të tilla kërkon izolimin e gjithë skuadrës për 14 ditë.