Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Këto protesta kaq të qeta po më frikësojnë, revolta po mblidhet

Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se qetësia që po mbretëron në protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së e shqetëson, pasi sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve po grumbullohet.

Haradinaj ka deklaruar se revolta e krijuar nga vendimi i Gjykatës Speciale nuk është e momentit, por po rritet gradualisht.

“Këto protesta kaq të qeta, kaq edukuese po më frikësojnë. Sepse këtu po mblidhet revolta. Revolta e afektit është e momentit. Revolta që po shkon duke u grumbulluar, mendoj që dikur politikanët s’kanë me pyet”, ka thënë Haradinaj në “Interaktiv”.

Ai ka paralajmëruar se politika duhet ta ketë parasysh reagimin e qytetarëve.

“Politikës i bie keq. Sot detyrë me kontrollu masën është edhe verdikti i gjykatës, sepse dënuan në emër të popullit”, ka deklaruar Haradinaj.

Lexo përditësimet tjera
Nasim Haradinaj

Haradinaj: Behajdin Allaqi u përmend për të krijuar huti dhe përçarje

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se emri i veprimtarit të LPK-së, Behajdin Allaqit, u...