Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në takime të ndara. Me të dy ka biseduar mbi nevojën për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Ajo ka theksuar se progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.
“Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë të detyrueshme. Zbatimi i tyre nuk është një favor për Brukselin, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale”, ka shkruar Kallas në X.
Kallas ka shtuar se BE-ja do të vazhdojë të jetë “ndërmjetësues i paanshëm”.
“Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha për të ecur përpara”, ka shkruar tutje.
Kurti më herët ka njoftuar për takimin me Kallasin, por nuk ka treguar se në takim është folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.
I met today with President Vučić and Prime Minister Kurti, and raised the need to advance the normalisation of relations between Belgrade and Pristina.
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 22, 2026
Progress on normalisation of relations and advancement on the EU path have to go hand in hand.
The agreements reached through… pic.twitter.com/7q3xetoqOy
-
Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi
-
BE-ja planifikon takim të nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
-
Pritet takim i nivelit të lartë në dialog “sapo të krijohen kushtet”
-
Kurti – Kallasit: Kosova do të angazhohet që verdikti i Speciales të korrigjohet në Apel
-
BE rreth deklaratave të Vuçiqit: Të evitohen deklaratat që nuk ndihmojnë normalizimin