Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kallas pas formimit të Qeverisë paralajmëron takim në dialogun Kosovë-Serbi

kaja kallas

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, pas zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është e gatshme për të organizuar një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas më shumë se një viti bllokadë politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti. Tani e rëndësishme është që të ecet me shpejtësi në zbatimin e reformave. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së në vlerë prej qindra milionë eurosh dhe për të shënuar përparim në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar ajo.