Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Garitano vazhdon kontratën me Bilbaon

Kryetrajneri i Athletic Bilbaos, Gaizka Garitano, ka vazhduar kontratën me klubin deri në qershor të vitit 2021, është njoftuar në faqen zyrtare të klubit të La Ligas.

Garitano ka marrë drejtimin e Bilbaos në dhjetor të vitit 2018 dhe e ka dërguar drejt finales së Kupës së Spanjës këtë stinor. Ndeshja finale kundër Real Sociedadit është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

“Jam shumë i lumtur që klubi më ka besuar, është një klub që e kam përkrahur që nga fëmijëria dhe është përgjegjësi e madhe të drejtoj këtë skuadër”, ka thënë Garitano.

La Liga do të rifillojë më 11 qershor. Athletic Bilbao ndeshjen e parë e luan kundër Atletico Madridit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo