Ernesto Valverde është emëruar trajner i ri i skuadrës së Athletic Bilbaos.
Do të jetë hera e tretë në historinë e këtij klubi që e kthen teknikun spanjoll në krye të shtabit teknik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoValverde e kishte udhëhequr drejt kualifikimit në garat evropiane në pesë nga gjashtë sezone. Një prej tyre ishte në Ligën e Kampionëve.
Ishte pikërisht trajneri Valverde që e udhëhoqi klubin drejt trofeut të parë në 31-vjet. Në vitin 2015 e fitoi Superkupën e Spanjës.
Për herë të fundit, 58-vjeçari Valverde ishte trajner i Barcelonës. Me Barcelonën fitoi katër trofe, La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.