Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitez, trajner i ri i Celta Vigos

Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Newcastle Unitedit, Rafael Benitez, do të kthehet në detyrën e trajnerit sërish.

Ai të premten është emëruar në krye të klubit spanjoll, Celta Vigo.

63-vjeçari është pa punë që prej janarit të vitit 2022, kur u shkarkua nga skuadra e Evertonit.

Benitezi, i cili ishte edhe trajner i përkohshëm te Chelsea, ka nënshkruar kontratë trevjeçare në La Liga.

Ai e zëvendëson Carlos Carvalhalin, i cili u largua në fund të sezonit pasi e ndihmoi Celtan të mos binte nga liga.

Celta përfundoi në vendin e 13-të në La Liga, vetëm tri pikë më shumë se zona që dërgonte një rang më poshtë në futbollin spanjoll.

Mposhti Barcelonën në xhiron e fundit për ta siguruar mbijetesën.

Benitezi në të kaluarën e ka udhëhequr edhe Interin, Real Madridin e Napolin.

Por sukseset më të mëdha i arriti me Liverpoolin, kur e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005 dhe Kupën FA në vitin 2006.

Me Chelsean në vitin 2013-të e fitoi Ligën e Evropës.

Ndërkohë, Newcastlein e ndihmoi të inkuadrohej në Premier League nga “Championshipi” anglez.

Artikuj të ngjashëm