Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celta Vigo shkarkon Benitezin

Celta Vigo ka ndarë rrugët me trajnerin Rafael Benitez dhe stafin e tij, tetë muaj pasi ai u emërua, ka njoftuar klubi i La Ligas të martën.

Celta është e 17-ta në kampionatin spanjoll me 24 pikë. Të dielën pësoi humbje të rëndë, 4:0, nga Real Madridi.

Skuadra nuk kishte rezultatet e pritura dhe kjo solli ndarjen me ish-trajnerin e Real Madridit, Liverpoolit e Chelseat.