Futboll

Benitezi, trajner i ri i Panathinaikosit

Rafa Benitez

Ish-trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez, do të jetë udhëheqës i skuadrës greke, Panathinaikos. 

Ai do të jetë trajneri më i shtrenjtë në Greqi. 

Skuadra nga Anthina është e 14-ta në Superligën greke. 

Spanjolli Benitez do të jetë pjesë e klubit grek deri në vitin 2027. 

Marrëveshja, sipas mediumeve lokale, është e vlefshme 4 milionë euro në sezon. Në marrëveshje përfshihet edhe vazhdimi i kontratës edhe për një edicion tjetër. 

65-vjeçari Benitez në të kaluarën ka drejtuar edhe klubin më të suksesshëm evropian, Real Madridin, Interin dhe Newcastlen. U shkarkua nga Celta Vigo në mars të vitit të kaluar, pasi klubi i fitoi vetëm pesë ndeshje në ligë. 

Benitezi u shkarkua edhe nga Evertoni në vitin 2022, pas 200 ditëve. 

Nën drejtimin e Benitezit, Liverpooli e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2005 pas “Mrekullisë së Stambollit” ndaj Milanit. U mposht më pas në finale të Championsit nga Milani në vitin 2007, ndërsa e fitoi edhe Kupën FA në vitin 2006.