Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Khedira pranë zyrtarizimit tek Arsenali

Mesfushori gjerman Sami Khedira pritet që gjatë kësaj jave të zyrtarizohet si përforcimi më i ri te ekipi nga Premier League, Arsenal.

Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Arsenali tashmë i ka bërë ofertën Khediras, i cili pritet të pajtohet me kushtet e ofruara, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mesfushorit 32-vjeçar, i është ofruar kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurosh. Khedira te Arsenali do të transferohet si lojtar i lirë, pasi Juventusi është pajtuar t'ia shkëpusë kontratën që i skadon në vitin 2021 nëse arrin marrëveshje me ndonjë ekip tjetër.

Khedira prej vitit 2015 është pjesë e Juventusit dhe në Serie A ka fituar katër tituj kampioni. Ai karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Stuttgarti.