Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pllana vendimtar me gol e asistim në Kore të Jugut

Leonard Pllana

Gol e asistim ka regjistruar Leonard Pllana, sulmuesi i krahut që paraqitet te Hwaseongu në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut. 

Pllana shënoi gol nga penalltia në minutën e 67-të, ndërsa asistoi në golin e fitores 2:0 në minutën e 96-të, në udhëtim tek Asnan Greeners. 

Pllana ka 11 gola e nëntë asistime në këtë edicion.