Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, raportohet se është tejet i vendosur të transferojë mesfushorin e Juventusit, Sami Khedira, por vetëm nëse “Topçinjtë” e transferojnë si lojtar të lirë.
Khedira u pa në fundjavë në Emirates, duke shtuar spekulimet se mund t’i bashkohet Arsenalit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Calciomercato” tani ka njoftuar se edhe Juventusi edhe Khedira janë pajtuar për ndare dhe se gjithçka ka mbetur në duart e Arsenalit.
Në raportim shtohet se Emery po bën presion që ta transferojë gjermanin dhe klubi i ka bërë me dije se do të konsiderojë transferimin e tij vetëm pasi ai të përfundojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Problemi shihet edhe te marrëveshja personale, me 32-vjeçarin që aktualisht paguhet 6 milionë euro në sezon.