Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, ka hapur derën për një kalim të mundshëm në Premier League gjatë afatit kalimtar të janarit.
Në një intervistë për mediumet e huaja të enjten, Khedira ka pranuar se nuk është aspak i kënaqur me situatën te Juventusi dhe për këtë arsye pritet të largohet muajin e ardhshëm.
Mesfushori 33-vjeçar, këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje me Juventusin, ekip më të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.
“Është një situatë e pazakontë për mua dhe nuk jam aspak i kënaqur pasi unë dua të luajë”, ka thënë Khedira që nuk ka dashur të konfirmojë negociatat me Evertonin. “Premier League i mungon koleksionit tim dhe do të ishte madhështore të luaj në këtë ligë pas Serie A, La Ligas e Bundesligas”.
Khedira është pjesë e Juventusit prej vitit 2015, kurse karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Stuttgarti, skuadra me të cilat ka fituar shumë trofe.