Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Khedira kërkohet nga klube të Premier Leagues

Sami Khedira e ka hapur derën për një kalim në Premier League që mund të bëhet në vitin 2021.

Mesfushori i Juventusit e ka pranuar dëshirën se do të ribashkohej me Jose Mourinhon nëse do ta kishte mundësinë. Fituesi i Kupës së Botës i ka kaluar pesë vite me gjigantin torinez të elitës së futbollit italian.

Forma dhe problemet fizike e kanë larguar atë nga planet e “Zonjës së Vjetër”, teksa Khedira nuk ka zhvilluar ende asnjë takim këtë edicion. Madje, në dy edicionet e fundit, Khedira ka luajtur në vetëm 35 takime. 33-vjeçari tani synon ta përmbushë një tjetër ëndërr. “Kur kam qenë fëmijë, ëndërr ka qenë të jem lojtarë i Premier Leagues”, ka thënë Khedira për “Sky Germany”. “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me karrierën time deri tani, por një gjë është duke munguar për shkak se ëndrra ime ende nuk është bërë realitet, të jem pjesë e Premier Leagues. Kam shikuar shumë ndeshje të Premier Leagues si fëmijë dhe jam kënaqur kur kam luajtur në Ligën e Kampionëve kundër klubeve angleze. Më ka impresionuar atmosfera, stili dhe ideja e futbollit anglez. Jam kënaqur kur kam punuar me Jose Mourinhon, por ka shumë trajnerë që do të më pëlqente të punoja me ta”, ka thënë ndër të tjerash Khedira.

Artikuj të ngjashëm