Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Khedira gjithnjë e më pranë Evertonit

Mesfushori Sami Khedira pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Evertonit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Juventusit po e shtyjnë Khediran drejt Evertonit, ekip që për transferimin e tij është i gatshëm të paguajë një shumë simbolike të dëmshpërblimit.

Khedira 33-vjeçar, nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Juventusit, Andrea Pirlo dhe këtë sezon nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje. Khedira më herët pati konfirmuar kontaktet me Evertonin, ku do të ribashkohej me trajnerin Carlo Ancelotti. Mesfushori gjerman ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni kurse ekipit italian iu bashkua në vitin 2015 si futbollist i lirë nga Real Madridi.