Sami Khedira do të largohet nga Juventusi. Drejtuesit e klubit italian kanë nisur negociatat me mesfushorin për të ndërprerë bashkëpunimin.
33-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Andrea Pirlo dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Së fundmi, interesim për Khediran kanë shprehur dy skuadra. Villareali dhe Marsielle kanë nisur negociatat me lojtarin që do të jetë futbollist i lirë.
Khedira është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, kur u transferua nga Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm