Sami Khedira pritet të vazhdojë karrierën në Premier League. Mësohet se mesfushori gjerman do t’i bashkohet skuadrës së Manchester Unitedit.
Khedira tek ekipi anglez do të transferohet si lojtar i lirë pas shkëputjes së kontratës me Juventusin gjatë ditëve në vijim. 33-vjeçari pëlqehet nga Manchester Unitedi, ekip që është i gatshëm t’i ofrojë kontratë dyvjeçare.
Khedira prej vitit 2015 ka qenë pjesë e Juventusit dhe me ekipin italian i ka fituar pesë tituj kampioni në Serie A. Edicionin e fundit, Khedira ka pasur probleme me lëndimet dhe ishte i limituar në vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat. Khedira karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Werder Bremeni.