Qazim Laçi dhe Ylber Ramandani kanë shënuar fitore me skuadrat e tyre të shtunën pasdite.
Laçi paraqitet për Rizesporin që të shtunën pasdite e mposhti Eyupsporin me rezultatin 2:0.
Mesfushori Laçi luajti deri në minutën e 71-të.
Ndërkohë, mesfushori tjetër i Shqipërisë, Ylber Ramadani, së bashku me skuadrën e Çorumit, shënuan një fitore të thellë ndaj Samsunsporit me rezultatin 5:1.
Ramadani e kompletoi ndeshjen.
Ndeshjet i takuan xhiros së pestë të Superligës së Turqisë.