Ismet Lushaku ka shënuar gol për Vasterasin në elitën e futbollit të Suedisë.
Vasteras fitoi në udhëtim tek AIK-u me rezultatin 4:1, ndërsa Lushaku realizoi në minutën e 71-të.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, ndërsa tani ka një gol e katër asistime.