Bayerni ka shënuar një tjetër fitore në Bundesligë për të vazhduar ndjekjen e liderit, Dortmund.
Bavarezët fituan 4 me 1 ndaj Stuttgartit me Thiago Alcantaran që hapi serinë e golave në minutën e pestë. Donis barazoi gjithçka në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë, Gentner shënoi autogol e Leon Goretzka me Robert Lewandowskin shënuan nga një tjetër për fitoren e 13-të në këtë sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas 19 ndeshjeve, Bayerni ka 42 pikë në tabelë, gjashtë më pak se Dortmundi që prin.