Bayern Munichu është kthyer te fitorja në Bundesligë, pas humbjes së thellë 5:1 në xhiron e kaluar në Bundesligë nga Eintracht Frankfurti.
Bavarezët të dielën mposhtën në shtëpi Stuttgartin, 3:0.
Ishte ndeshja e fundit e xhiros së 15-të në Bundesligë.
Harry Kane shënoi dy gola, në minutën e dytë dhe të 55-të. Ai ka 20 gola në edicionin aktual në Bundesligë dhe pesë asistime.
Golin e tretë e shënoi Kim Min-Jae në minutën e 63-të.
Bayern Munichu me një ndeshje më pak të luajtur ka 35 pikë, katër më pak se lideri Bayer Leverkuseni.
Stuttgarti mbetet me 31 pikë në vendin e katërt.
Artikuj të ngjashëm