Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni vazhdon të ndjekë Dortmundin, “shkel” Stuttgartin

Foto: Reuters

Bayerni ka shënuar një tjetër fitore në Bundesligë për të vazhduar ndjekjen e liderit, Dortmund.

Bavarezët fituan 4 me 1 ndaj Stuttgartit me Thiago Alcantaran që hapi serinë e golave në minutën e pestë. Donis barazoi gjithçka në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë, Gentner shënoi autogol e Leon Goretzka me Robert Lewandowskin shënuan nga një tjetër për fitoren e 13-të në këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas 19 ndeshjeve, Bayerni ka 42 pikë në tabelë, gjashtë më pak se Dortmundi që prin.