Skuadra e Stuttgartit ka regjistruar fitoren e katërt në pesë ndeshje të luajtura këtë edicion në Bundesligën Gjermanisë. Në ndeshjen e parë të xhiros së pestë, të zhvilluar të premten, Stuttgarti triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj skuadrës së Darmstadtit.
Me këtë fitore, Stuttgarti përkohësisht është ngritur në pozitën e parë në tabelë me 12 pikë, dy më shumë se Bayer Leverkuseni e Bayern Munichu që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Darmstadti kaloi në epërsi me autogolin e mbrojtësit Dan Zagadou (17’), por Stuttgarti u kundërpërgjigj me dy gola të shpejtë për ta siguruar fitoren e ngushtë. Enzo Millot (22’), fillimisht barazoi rezultatin përpara se Serhou Guirassy (32’) të shënojë golin e epërsisë.
Guurassy e vulosi rezultatin përfundimtar të takimit me golin e realizuar në minutën e tretë të kohës shtesë.
Për Darmstadtit, ekip që nuk di ende për fitore këtë edicion, kjo është humbja e katërt karshi një barazimi deri më tani.