Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Shtigjet e Gërmisë, atraksion për çiklizëm ekstrem

Çiklizmi malor është një sport i cili ka filluar të përhapet edhe në Kosovë. Në mënyrë vullnetare, anëtarët e klubit “Mountain Bike Prishtina” arritën ta ndërtojnë shtegun në Parkun e Gërmisë dhe ta mbajnë garën e parë për këtë sport në Prishtinë.

Drurët e rrëzuar e degët e thyera në Parkun e Gërmisë i përdorën për të mirë.

Anëtarët e klubit “Mountain Bike Prishtina” e ndërtuan shtegun për garë në çiklizmin malor, duke e jetësuar një ëndërr të kamotshme.

Me shumë përkushtim dhe më ndihmë nga institucionet përgjegjëse gara tashmë u mbajt.

Ilir Halimi, me emocione që ende i ka nga gara e suksesshme, flet për potencialin e çiklizmit malor në Kosovë.

Duke qenë dëshmitar i të gjitha atyre që e praktikojnë këtë sport, Halimi flet me shpresë për të ardhmen e këtij sporti.

Edhe Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë SOT Biçikleta si zgjidhje për trafikun në Prishtinë

Për vetë faktin se është një sport ekstrem, edhe ndjenjat që t’i dhuron janë të tilla.

Ndjenja këto që e shtyjnë përpara edhe vullnetin për ta zhvilluar çiklizmin malor më tutje.

Pjesë e anëtarëve të klubit që punuan në këtë drejtim është edhe Flondi Krasniqi.

Ai në detaje e tregon ecurinë e garës së parë të çiklizmit ekstrem në Prishtinë.

Garues pati nga vende të ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe Gjermaninë e Poloninë.

Fakti se kjo garë u njoh edhe jashtë kufijve të Kosovës, bëri që anëtarët e “Mountain Bike Prishtina” të përvjelin mëngët për ta organizuar atë të radhës.

Në këtë mënyrë kjo do të kthehet në garë të përvitshme.

Në mesin e çiklistëve garues pati nga të dyja gjinitë dhe tri vendet e para morën shpërblime.

Edhe Rama: Po rikthehet teleferiku i Gërmisë Arbëri Rama: Po rikthehet teleferiku i Gërmisë

Rëndësi iu kushtua edhe matjes së kohës brenda së cilës garuesi mbërrin në cak.

Në mënyrë vullnetare, anëtarët e këtij klubi arritën ta ndërtojnë shtegun dhe ta mbajnë garën e parë të tillë në Prishtinë.