Me harkun e shigjetat Fadil Krasniqi i drejtohet shpesh parkut të Gërmisë.
Aty mësimdhënësi Krasniqi, sportist në shigjetari, nis ta përgatis terrenin për të gjuajtur me shigjetë.
Në klubin “Gërmia”, të cilin e drejton Krasniqi, ua mësoi shumë të rinjve shigjetarinë.
“Sporti i shijgjetarisë në Kosovë ka ardh krej spontaninsht. Një bashkatdhetar i yni ka ardhur në Kosovë dhe ka dashur ta sjellë këtë sport. Atëkohë ka pasur persona që janë marrë me shenjëtari, prandaj nga ky sport u bë një Federatë e përbashkët, ajo e shigjetarisë dhe e shenjtarisë. Klubi është quajtur ‘Klubi i shenjtarisë dhe shigjertarisë’ ndërkaq tash quhet ‘Klubi i Gërmisë’ për shkak të natyrës së këtij sporti”, ka theksuar Krasniqi.
“Sportet e precizitetit që quhen ndryshe si ky sport i shigjetarisë, të bën të mishërohesh me të. Të relakson, shumë prej ngarkesave të shumta të ditës që mund t’i kemi gjatë ditës. Kemi mbajtur edhe gara në shigjetari, por jo aq sa kishim dashur, sepse po kemi shumë shpenzime me këtë sport. Janë vetëm dy gara që pavarësisht kostos garën ‘Kupa e Pavarësisë’ dhe ‘Kupa e Adem Jasharit’ që i mbajmë rregullisht”, ka shtuar ai.