Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Rimodelimi i këpucëve nga zanatliu prishtinas

I ka 55 vjet, ndërsa në më shumë se gjysmën e jetës së tij e bën punën e këpucëtarit. Ai e nis dhe e përfundon ditën duke punuar.

Ragip Tovërlani ndonëse këtë profesion nuk e trashëgoi, tashmë është një ndër këpucëtarët më në zë të Prishtinës. Ka 30 vjet përvojë.

Zanatliu thotë se me padurim pret të zbardhë dita që të nisë punën në kioskën e tij.

Ai është i kënaqur me punën e tij, por thotë se zeja e këpucëtarisë ka mbetur si sektor i pashfrytëzuar sa duhet në Prishtinë.

Shërbimet që i ofron për klientët e tij, të cilët thotë se i ka të sigurt, janë rimodelimi i këpucës, qepja, zgjerimi për një numër dhe ngjyrosja e këpucës. Ai punon çfarëdo gjëje tjetër që ka të bëjë me lëkurë.

Edhe Këpucëtar dhe alpinist, Ferat Topalli, që 40 vjet riparon këpucë SOT Këpucëtar dhe alpinist, Ferat Topalli, që 40 vjet riparon këpucë

thekson se me këtë punë ka mbajtur familjen për 30 vjet.

Këpucëtari nga Prishtina është shembull i një njeriu punëtor derisa motoja e tij e jetës është se me punë arrihet çdo gjë.