Është zejtari më i ri në dyqanin më të vjetër të Gjilanit. 29-vjeçari punën e tij e trashëgoi nga gjyshi dhe babai i tij, dhe u bë më karakteristika në këtë zeje që po shuhet ngadalë.
Dyqani në të cilin ai punon u hap 114 vjet më parë, për të mos u mbyllur asnjëherë. Është Erdin Uzunmehmet ai që nuk e lejoi të shuhet veprimtaria kryesore e familjes së tij.
U hap më 1908 nga gjyshi i tij, i cili për 75 vjet e mbajti atë dhe e trashëgoi brez pas brezi. Tash trashëgimtari më i ri i këtij dyqani, Erdini, në të mban shumë kujtime nga ato vite që shënojnë historinë e familjes së tij, një familje që ka rrënjët në qytetin e Gjilanit për më shumë se 200 vjet.
Pse kjo zeje është akoma në zhvillim dhe kjo traditë familjare shënon kaq shumë vite, është meritë e babait të Erdinit, i cili ia përcolli këtë zanat.
Për vite me radhë në këtë dyqan janë prodhuar edhe këpuca në një kualitet dhe model të veçantë. Industria sot e ka bërë që kjo prodhimtari të zbehet ngadalë, ndonëse nuk është se nuk prodhon dhe nuk kërkohen fare.
Pjesë e dyqanit të tij qëndron edhe një model këpuce e cila pos traditës së prodhimtarisë qindravjeçare, dëshmon edhe dashurinë e madhe që Erdini ka për paraardhësit dhe gjithçka që ata i lanë kujtim.
Edhe
Thirrja për të mbajtur gjallë filigranin në Prizren
Dyqani i pasur i këtij djali të ri, mosha e të cilit nuk është e zakonshme në këtë zanat, përveç që është vendi ku shumë nga Gjilani e edhe më gjerë i rregullojnë të mbathurat, është edhe dyqani në të cilin mund të shohësh dhe dëgjosh shumë nga historia.
Ai do të vazhdojë të qëndrojë i hapur përderisa brenda zejes së tij do të vazhdojnë të qëndrojnë vullneti dhe dashuria e tillë.
Shumë vegla të këtij dyqani gjenden edhe në muze, e shumë të tjera Erdini i mban aty me fanatizëm e dashuri.