Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Skender Quni, farkëtari i vetëm që i mbeti Hanit të Elezit

Është i vetmi farkëtar që i ka mbetur Hanit të Elezit.

Skender Quni këtë zanat e mësoi shumë i ri në moshë derisa qëndronte pranë babait.

Sot secili banor që ka nevojë për pajisje të tij nisen për të bërë zgjidhje te zanatliu.

Nami i zanatit ishte i madh dikur, por tani është zanat që po shuhet e mezi mbahet, thotë farkëtari.

Sëpata e mjete të tjera të nevojshme për në shtëpi vazhdojnë të punohen nga duart e Skenderit me dashuri e përkushtim të njëjtë.

Përdorimi i ujit ka rolin kryesor në finalizim të punës të farkëtarit.

Edhe 29-vjeçari, trashëgimtari i këpucëtarisë 114-vjeçare SOT 29-vjeçari, trashëgimtari i këpucëtarisë 114-vjeçare

Tani që vetë është baba, për të birin prioritet ka shkollimin, por, duke shpresuar që ai ta trashëgojë zanatin te brezi tjetër, edhe pse tani fitimi është i vogël.

Mjetet punëdore kanë vlerë e kualitet të lartë dhe si të tilla i kanë ende blerësit besnikë në komunën e vogël të Hanit të Elezit.

Ky lokal është edhe porta që e kërkojnë mërgimtarët për të blerë produkte nga duart e farkëtarit.