Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi Grupit B1 të Ligës së Kombeve.
Zvicra ndaj Maqedonisë së Veriut u paraqit pa kapitenin Granit Xhaka.
Remo Freuler realizoi për 1:0 në minutën e 22-të.
Për 2:0 realizoi sulmuesi Zeki Amdouni në minutën e 41-të.
Amdouni e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 74-t.
Te Zvicra ndeshjen e kompletoi Ardon Jashari, kurse në bankën e rezervistëve ishte Adrian Bajrami.
Ndërkohë te Maqedonia e Veriut ndeshjen e kompletuan Enis Bardhi dhe Visar Musliu. Ndërsa Agon Elezi u inkuadrua në lojë nga fillimi i pjesës së dytë. Në stol mbeti Ezgjan Alioski.
Në grup me Zvicrën dhe Maqedoninë e Veriut janë edhe Skocia dhe Sllovenia.