Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Sadije Ademi dikur rrobaqepëse, tash kreatore

Sadije Ademi dikur njihej vetëm si rrobaqepëse, ndërsa tash është shumë e zonja edhe si kreatore e fustaneve elegante.

Ajo këtë zanat e ushtron qe 12 vjet, kurse lokalin e saj në qendër të Prishtinës e ka hapur para pesë vjetësh.

Në kohën kur ajo nisi të merrej me këtë profesion, tregon se e kishte pasur më të vështirë ta mësonte dhe ushtronte profesionin e rrobaqepësisë.

Thotë se gjeneratat e reja kanë mundësi të shumta për ta mësuar zanatin nga kurset e shkollat e ndryshme.

Pasioni për punën e ka bërë atë që të udhëtojë çdo ditë nga Fushë-Kosova për te lokali i saj në kryeqytet.

Ajo ka punësuar dy punëtore, të cilave thotë se ua ka mësuar zanatin.

Sadije Ademi punon gjithçka që ka të bëjë me rrobaqepësinë.

Edhe Xhevdet Arifi mbi 5 dekada në profesionin e rrobaqepësit SOT Xhevdet Arifi mbi 5 dekada në profesionin e rrobaqepësit

Gjatë ditës thotë se pranon deri në pesë porosi, ka ditë më shumë se kaq, por ka ditë edhe më pak.

Përmend se në muajt e dimrit ka punë më pak krahasuar me muajt e verës.

Sipas të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ekzistojnë 96,995 biznese aktive që nga marsi 2023. Prej tyre, 78.7% janë në pronësi të burrave, 18% janë në pronësi të grave, 2.3% janë në bashkëpronësi të të paktën një gruaje, ndërsa për 1% gjinia e pronarit apo pronares nuk dihet.