Përfaqësuesja e Spanjës do të jetë pa dy futbollistët e rëndësishëm, Lamine Yamal dhe Mikel Oyarzabal, në ndeshjen kundër Çekisë.
Yamal kishte shqetësime në gjurin e djathtë pas fitores së Barcelonës ndaj Atletico Madridit me rezultatin 2:1.
Për këtë arsye, sulmuesi i talentuar nuk do t’i bashkohet grumbullimit të Spanjës dhe do të vazhdojë rikuperimin në Barcelonë.
Ndërsa, Oyarzabal po përballet me probleme shëndetësore si pasojë e gripit dhe do të vazhdojë rikuperimin në San Sebastian.
Sipas raportimeve, përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk do të mundë të llogarisë në shërbimet e tyre për ndeshjen me Çekinë.
Megjithatë, ekziston mundësia që të dy futbollistët të kthehen për ndeshjen ndaj Anglisë.
Spanja të enjten nga ora 20:45 luan në udhëtim te Çekia në kuadër të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. Tre ditë më pas, Spanja e pret Anglinë.
Spanja i prin grupit me 12 pikë.