Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mbrëmjet në Prishtinë: mes sheshit, kafeneve e studentëve

Mëngjeset e orët e punës e bëjnë një qytet administrativ ku shumica punojnë. Kështu Prishtina është qyteti me më së shumti banorë e po ashtu vizitorë gjatë ditës.

Në mbrëmje kryeqendra është e atyre që duan të shijojnë një kafe, të ecin nëpër qendër apo edhe të bëjnë blerje.

Misri, kokoshkat, gështenja e patatinat bëjnë që qytetarët të presin në radhë për t’i blerë.

Konsumatorë besnikë i kanë të vegjlit që sheshin e vizitojnë për t’i shijuar këto produkte.

Si kalohet dita, planet për të nesërmen e të tjera karakterizojnë bisedat mes miqsh që pas orarit të ligjëratave dhe punëve nisen drejt kafeneve për pak relaks.

Edhe Prishtina ende pa organizim të aktiviteteve verore Arbëri Prishtina ende pa organizim të aktiviteteve verore

Prishtina është qytet jo shumë i sigurt në komunikacion.

Kohët e fundit ka nisur të krijojë shtigje për çiklistët, e këta të fundit shpesh ndezin dritat në mungesë të ndriçimit publik.

Janë të shpeshta mbrëmjet ku ata mblidhen me moton “ta ndriçojmë Prishtinën me biçikleta’.

E me jetë e gjallëri është edhe Qendra e Studentëve.

Edhe Rrugët në Prishtinë po ndriçohen edhe gjatë ditës Arbëri Rrugët në Prishtinë po ndriçohen edhe gjatë ditës

Këta të fundit shijojnë studimet e qëndrimin në Prishtinë, duke pasur çdo herë mendjen tek ora 23:00, atëherë kur edhe dyert mbyllen.

Në mbrëmje Prishtina është qytet në të cilin lëvizet më shpejt dhe lehtë me një trafik normal e pa kolona të gjata.