Me ngritjen e temperaturave, sheshet e Prishtinës marrin gjallëri.
Fëmijët që lozin nën shoqërimin e prindërve të tyre, qytetarë që dalin të relaksohen duke ecur dhe qentë endacakë që e kanë bërë territor të tyre këtë pjesë.
Janë disa nga ato që e karakterizojnë Prishtinën në orët e mbrëmjes, ende pa nisur sezoni verore.
Mirëmbajtja më e mirë e qendrës së Prishtinës është kërkesë e qytetarëve.
Megjithëse përreth ka banorë që jetojnë, poshtë ndërtesave, nëpër kafene muzika nuk pushon.
Ky është një problem i kahershëm, për të cilin banorët kërkojnë zgjidhje gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës çdo vit organizon aktivitete të ndryshme verore në sheshet e Prishtinës.
Drejtoresha e Kulturës, Arta Balaj, ka thënë për KOHËN se ende nuk kanë diçka konkrete për këtë verë.
Prishtina është vonuar me emërimin e Drejtorisë së Kulturës, pothuajse 4 muaj pas marrjes së mandatit nga kryetari Përparim Rama.