Në kulmin e krizës energjetike, rrugët e Prishtinës po ndriçohen edhe gjatë ditës.
Në fotot e siguruara nga KOHA, shihet se si në orën 15:00, në rrugën te Ministria e Arsimit, kur është ende ditë, dritat që ndriçojnë rrugët janë të ndezura.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës është vazhdimisht duke bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike te qytetarët në mënyra të ndryshme.
Kriza energjetike që ka kapluar Kosovën po i lë qytetarët të përballen me reduktime të shumta gjatë ditës e natës, pavarësisht se paralajmërimi nga KEDS-i ka qenë vetëm dy orë në ditë pa rrymë.

Artikuj të ngjashëm
-
Në 7 shkolla të Prishtinës u reduktua orari i orëve mësimore, shkaku i mungesës së ngrohjes
-
Rrugët nëpër Prishtinë janë të kalueshme
-
Bllokohen hyrjet e Prishtinës
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme