Gjendja e rrugëve nëpër Prishtinë me gjithë reshjet e borët së 3 tetorit janë të kalueshme.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se ekipet kanë punuar në terren gjatë gjithë natës.
“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës. Sot rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.
Kushtet atmosferike kanë ndryshuar brenda ditëve. Reshjet e borës kanë filluar qysh më 1 tetor në viset malore, e të premten bora ka zbardhur edhe Prishtinën.
Artikuj të ngjashëm
-
Qytetarët ankohen për rrugët e papastruara nga bora, Ministria thotë se të gjitha janë të kalueshme
-
Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon disa inspektorë dhe kërkon hetim nga prokuroria
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë
-
Borë e akull, Policia apelon te shoferët për kujdes
-
Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik