Janë të shumta llojet e luleve që preferohen për të zbukuruar ambientet shtëpiake. Ato janë dekor i thuajse çdo shtëpie në ambientet e brendshme e kopshtet përreth tyre.
Por, për disa sosh, ekziston gjithnjë dilema e mbajtjes ose jo brenda dhomave.
Kujdesi ndaj lules është gjithnjë i domosdoshëm për t’u rezistuar kushteve e për t’u zhvilluar plotësisht.
Kaktusi si bimë dekorative, bën pjesë në mesin e luleve që mund të mbahen në ambiente të brendshme.
Ai blihet shpesh nga qytetarët të cilët janë përdorues të vazhdueshëm të pajisjeve elektronike, për shkak të thithjes së rrezeve që absorbohen prej tyre.
Edhe
Si të përkujdesemi për lulet gjatë dimrit?
Një prej luleve të preferuara nga blerësit është Monstera që ndryshe njihet si “lule shqiponja”, por sipas Valdete Rrustollit, një e tillë nuk rekomandohet të mbahet në hapësira të brendshme.
Shumëllojshmëria e luleve përveç zbukurimit në oborre e shtëpi, i bën të veçanta edhe festat e ndryshme.