Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Kaktusi, bima që redukton stresin dhe mbron nga rrezatimi

Gjembat i bëjnë të duken të ashpër në pamje të parë, por kanë veti tejet pozitive.

Është kaktusi, që ndryshe njihet si bimë-deve, i cili akumulon sasi uji,si ushqim për të jetuar.

Lulishtja “Labi” mes shumë lloje lulesh, ka në shitje një numër të konsiderueshëm të kaktuseve, raporton KOHA.

Në shumicën e rasteve ajo blihet si bimë dekorative, por përtej kësaj kaktusi ka veti të shumta që ndikojnë në reduktimin e stresit.

Për dallim nga llojet e tjera të luleve për të cilat interesohet gjinia femërore, bima e kaktusit bën dallimin.

Kujdesi i paktë që i duhet i bën të dëshirueshme për blerësit.

Edhe Lulet jo të dëmshme për t'i mbajtur në ambient dhome SOT Lulet jo të dëmshme për t'i mbajtur në ambient dhome

Forma, madhësia dhe lloji janë tiparet dalluese midis kaktuseve.

“Money Flower” është njëra ndër më të veçantat

Një bimë e tillë, si kaktusi, përveç në shtëpi sugjerohet të mbahet edhe në ambiente pune pasi që është mbrojtës nga rrezatimi që lirojnë pajisjet elektronike.