Rrushi është shumë i pasur me vitaminë C dhe ndihmon sistemin imunitar. Përveç kësaj, ai ka edhe shumë të mira të tjera shëndetësore si vitamina K e kaliumi, raporton “ClevelandClinic”.
Rrushi përveç që përmban vitamina, minerale e antioksidantë konsiderohet si hidratues i mirë për shkak se përmban shumë ujë.
Konsumimi i rrushit mund të mbrojë nga infeksionet bakteriale e virale si infeksioni mykotik për shkak se përmban shumë vitaminë C.
Gjithashtu rrushi njihet edhe si agjent i mirë kundër sëmundjes së kancerit pasi është i mbushur më antioksidantë që reduktojnë inflamacionin.
Rrushi ul presionin e gjakut sepse përmban shumë natrium. Por ai është i pasur edhe me kalium që balancon presionin e gjakut.
Ai gjithashtu ndihmon edhe kundër sëmundjeve të zemrës dhe ul kolesterolin e lartë për shkak se përmban shumë fibra.
Rrushi i mbushur me antioksidantë, e ka të ulët indeksin glikemik prandaj ndihmon edhe kundër diabetit e sëmundjeve si Alzheimeri dhe Parkinsoni.
Vitamina K e kalciumi që gjenden në rrush u ndihmojnë eshtrave të jenë të fortë e të shëndetshëm.
Rrushi është i mirë kundër plakjes pasi përmban Resveratol, antioksidantin e fuqishëm i cili stimulon një gjen që ndihmon në jetëgjatësi.