Në lulishten “Agrocop” ngjyrat dhe aromat e luleve e mbushin hapësirën me gjallëri.
Lulet e tyre zbukurojnë çdo ambient, qoftë brenda shtëpisë apo jashtë në oborr.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxherja e lulishtes, Fahrie Limani-Loxha, shpjegon hapat se si duhet kujdesur për lulet në ambientet e brendshme, duke theksuar rëndësinë e ujitjes sipas nevojës.
Ajo thotë se një herë në javë mjafton që të ujiten lulet, në mënyrë që rrënjët të mos dëmtohen.
Limani-Loxha tregon edhe cilat lule janë vetëm për ambiente të brendshme dhe cilat mund të vendosen edhe në dhomën e gjumit.
Lulishtja “Agrocop” ofron mbi 10 mijë lloje lulesh sezonale dhe shumëvjeçare, duke ia dhënë çdo klienti mundësinë të gjejë lulen e duhur për ambientet e shtëpisë së tyre.