Bayern Muncheni i ka arkëtuar pikët e plota të dielën mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së shtatë të Bundesligës gjermane.
Bayerni nuk gaboi ndaj Freiburgut duke fituar me rezultatin 3:1 në shtëpi.
Në krye të shtabit teknik te bavarezët ishte ndihmëstrajneri Aaron Danks.
Danks e ka marrë përsipër drejtimin e Bayernit, pasi Vincent Kompany të premten u dërgua me urgjencë në spital për shkak të shqetësimeve shëndetësore.
Megjithatë, gjendja e Kompanyt është stabile. Ai është shtruar në spital për teste mjekësore.
Golat për Bayernin i realizuan Dayot Upamecano, Serge Gnabry dhe Michael Olise.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 17 pikë. 17 pikë ka edhe Borussia Dortmundi një pozitë më poshtë.
Freiburgu e zë vendin e tretë me 13 pikë.