Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Besarta, bletarja e 80 koshere bletësh në Ferizaj

Muajt e pranverës janë javë (pune) intensive për bletarët. Menjëherë pas dimrimit të bletëve, moti i mirë e lulet e çelura bëjnë që ato të dalin nga kosheret.

Punën e ka filluar edhe bletarja Besarta Kluna- Tahiri nga Ferizaj.

Mësimet e para që ndihmuan në zhvillimin e pasionit të saj thotë se i mori 4 vjet më parë.

Sipas 34-vjeçares për të punuar me këtë insekt duhet të jesh e qetë. E atë më së shumti thotë se ia përçojnë bletët.

Në natyrën e bukur të fshatit Dremjak ajo kujdeset për mbi 80 koshere bletë.

Edhe Ndryshimet klimatike, sivjet më pak mjaltë në Kosovë SOT Ndryshimet klimatike, sivjet më pak mjaltë në Kosovë

Çdo ditë është e njëjta.

Kontrollimi i ushqimit e i gjeneratave të reja është pjesë e punës, përfshirë këtu edhe tymosjen. Sipas Besartës, ajo shërben për t’i qetësuar.

Mbretëresha, infermieret, punëtoret, kujdestaret e bletët meshkuj e përbëjnë një koshere. Secila kryen një funksion.

Bletarja thotë se arrin të nxjerrë nga 10-15 kg mjaltë nga një koshere, të cilat i shet për klientët e saj.

Përveç mjaltit, të interesuar ka edhe për produkte të tjera nga bleta.

Edhe I nxehti ul prodhimin e mjaltit, bletarët e Kosovës tregojnë për humbjet e sivjetshme SOT I nxehti ul prodhimin e mjaltit, bletarët e Kosovës tregojnë për humbjet e sivjetshme

Për rreth 4 vjet ajo ka fituar medalje të shumta që dëshmojnë cilësinë e mjaltit.

Në të ardhmen ajo mendon të investoj në “api-aeroterapi”, trajtim ky që vjen nga kosherja e bletëve dhe u ndihmon personave me probleme në frymëmarrje.