Edhe kur nuk prodhon mjaltë në sasi të kënaqshme, për të e mjaftueshme është koha e shpenzuar në mesin e 300 koshereve.
Maliq Koskoviku nga Prishtina ka vite që bletarinë e ka shndërruar në profesion primar. Ndonëse rendimenti i mjaltit nuk mund të jetë i njëjtë vit pas viti, përkushtimi i z. Koskoviku ndaj bletarisë mbetet i njëjtë.
Sipas bletarit Maliq Koskoviku, vitet e fundit nuk kanë qenë më të mirat për të dhe për bletarët e tjerë.
Ai krahason rendimentin e mjaltit të shumë vjetëve më parë me atë të kohëve të fundit, që si pasojë e temperaturave të larta bletët nuk kanë qenë edhe aq “punëtore”.
Nga 300 kosheret me bletë, Koskoviku nxori 500 kilogramë mjaltë.
-
Ndryshimet klimatike, sivjet më pak mjaltë në Kosovë
-
Prodhimtari e ulët e mjaltit, bletarët ankohen për mungesë të bimëve
-
Bletaria, punë me të hyra deri në 20 mijë euro në vit
-
Kosova pa fond për kompensim të dëmeve në të mbjella
-
Nis vlerësimi i dëmeve në të mbjella, bujqit ankohen se s’janë kompensuar ende për vitin e shkuar