Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Mes sportit e bletëve, përditshmëria aktive e Bashkim Haxhimusës

Bashkim Haxhimusa nga fshati Doganaj i Ferizajt është i njohur si bletar i dalluar.

Ai vikendet i kalon duke u kujdesur për 70 koshere me bletë, të cilat i ka larg fshatit të tij. Thotë se malet e Sharrit janë vendi më i mirë për kullosat e bletëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vitet paraprake ai thotë se nga këto bletë ka nxjerrë deri në 800 kilogramë, ndërsa vitin e kaluar mori vetëm 300 kilogramë mjaltë.

Tregon edhe specifikat e kujdesit ndaj bletës. Thotë se di ta dallojë mjaltin e vërtetë nga imitimet e saj.

Bashkimi bletarinë e ka më shumë pasion sesa biznes, ngase produkti i tij nuk plasohet në treg, por vetëm te familjarët dhe shoqëria.

Përveç si bletar, Haxhimusa është një kohë të gjatë me sportin, si hendbollist dhe si karateist, trajner noti, ndërsa në fund të viteve të 90-a ka qenë edhe truprojë i Adem Demaçit, në kohën kur ka qenë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tani është përgjegjës për sport në Komunën e Ferizajt.

62-vjeçari si trajner i notit thotë se klubi i tij ka arritur që të triumfojë edhe jashtë kufijve.

Ëndrra e tij është që pas pensionit të shtojë numrin e bletëve, por njëkohësisht të mos e lërë anash as sportin.