Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Shtojca për Kulturë

“Triangle of Sadness” – satira e rëndë për të pasurit

Skena nga filmi Triangle of Sadness

Filmi i ri i fituesit të “Palmës së Artë”, Ruben Östlund, vë në shënjestër caqe të dukshme dhe i bën rrëmujë duke i goditur ato

I rreptë dhe jashtëzakonisht i mangët, filmi i ri i Ruben Östlund është një euro-satirë e rëndë, pa hollësinë dhe mprehtësinë e filmit të tij përparimtar “Force Majeure”, apo fuqinë e spektaklit të tij të “The square”. Nga ana tjetër, ky film përgëzon veten në mënyrë shurdhuese për të qenë kundër mizorisë së njerëzve shumë të pasur në botë, kundër kulturës së zakonshme të modës, kundër vlefshmërisë së influencerëve të mediave sociale. Ai përdor një tank për të gjuajtur peshkun e droguar në një fuçi, fut një lite-surrealizëm të dobët, ku mund të shkonte ndryshe komedia dhe komploti rezulton të jetë një ritrajtim i shfaqjes skenike të JM Barrie, “The Admirable Crichton”.

Gjithçka e rëndësishme ndodh në dhjetë minutat e para. Një manekin i quajtur Carl (Harris Dickinson) ndien pas një audicioni katastrofik se karriera e tij tashmë është në krizë. Një nga drejtorët e artit bën një koment të keq për “trekëndëshin e trishtimit” të tij: zonën e vrenjtur pak mbi vetullat e tij. Më vonë ai ka një grindje të furishme me të dashurën e tij princeshë/modele në Instagram, Yaya (Charlbi Dean), sepse, në mënyrën e saj egoiste si Anna Delvey, ajo pret që ai të paguajë faturën.

Ndoshta për ta qetësuar atë, Yaya e merr Carlin në një lundrim luksoz falas që ajo merr nga mirësia e miliona ndjekësve të saj dhe ata arrijnë t’i njohin ashtu siç duhet të gjithë të pasurit jofunksionalë, të shkretë dhe të goditur nga anomalitë në bord, përfshirë një çift të moshuar të urryer britanikë, me emra Churchillian, Winston dhe Clementine. Është një grua gjermane që ka pësuar një sulm në tru, e cila nuk mund të lëvizë pa ndihmën e ndokujt dhe nuk mund të thotë asgjë, përveç frazës “in der Wolken” – “në re” – e cila duket se në fund të filmit do ta bëjë një kthesë, por nuk e bën. Kapiteni (Woody Harrelson) po përjeton një thyerje; kryeadministratori Paula (Vicky Berlin) është një tiran dhe të gjithë e shikojnë nga lart pastruesen e tualetit Abigail (Dolly De Leon). A mund të ndodhë që të gjithë këta aftësues kapitalistë po shkojnë drejt një trekëndëshi trishtimi të Bermudës në anijen e tyre të budallenjve?

Në fillim, Östlund përcjell me zgjuarsi çuditshmërinë arkitekturore të këtij qytet-shteti lundrues dhe sesi ankthi dhe shqetësimi i banorëve të tij është projektuar në formën fizike rreth tyre: muret, kuverta, pishina. Por më pas ne jemi të mbërthyer me disa stereotipa satirash dhe karikaturash vërtet të gjera dhe të lodhura, të dorës së dytë, duke huazuar pak nga “La Grande Bouffe” e Marco Ferrerit nga viti 1973, ose i tmerrshmi z. Creosote në “The Meaning of Life” të Monty Python dhe sigurisht “The Admirable Crichton”. Ky është një nga ata filmat që synojnë t’ju tregojnë atë që tashmë dini, duke mos përdorur shuma nga komedia apo origjinaliteti për ta bërë atë.

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu Mirjetë Sadiku

Artikuj të ngjashëm