Edhe pse Nolan, 53 vjeç, mori çmimin “Britannia” nga “BAFTA” në vitin 2010 dhe është nominuar tetë herë për filmat e mëparshëm, duke përfshirë “Dunkirk” dhe “Inception”, ai ende nuk ka fituar asnjë “BAFTA” ose “Oscar”. Listat e ngushta të çmimeve “Oscar” për këtë vit shpallen të martën e ardhshme, deri më sot Nolan ka pesë nominime
Christopher Nolan, ndoshta regjisori britanik më i suksesshëm komercial dhe kritik në dekada, duket se do të sigurojë fitoren e tij të parë në “BAFTA” muajin e ardhshëm, pasi filmi i tij i fundit, “Oppenheimer”, u nominua në 13 kategori.
Filmi është në garë për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, skenarin e përshtatur më të mirë, aktorin kryesor për Cillian Murphy, aktor dytësor për Emily Blunt, aktor dytësor për Robert Downey Jr, kinematografi, montazh, dizajn kostumesh, grim dhe flokë, muzika origjinale më e mirë, dizajn produksioni dhe produksion të zërit. Por, u anashkalua në kategorinë e efekteve vizuale.
Edhe pse Nolan, 53 vjeç, mori çmimin “Britannia” nga “BAFTA” në vitin 2010 dhe është nominuar tetë herë për filmat e mëparshëm, duke përfshirë “Dunkirk” dhe “Inception”, ai ende nuk ka fituar asnjë “BAFTA” ose “Oscar”. Listat e ngushta të çmimeve “Oscar” për këtë vit shpallen të martën e ardhshme, deri më sot Nolan ka pesë nominime.
“Poor Things” e Yorgos Lanthimos radhitet në vendin e dytë me 11 nominime, duke përfshirë vlerësimet për filmin më të mirë dhe skenarin e adaptuar dhe për performancën kryesore të Emma Stone, megjithëse kolegët e saj, Mark Ruffalo dhe Willem Dafoe, nuk u përmendën.
Stone do të konkurrojë kundër Margot Robbie (Barbie), Carey Mulligan (Maestro), Sandra Huller (Anatomia e një rënie), Fantasia Barrino (The Color Purple) dhe Vivian Oparah e Rye Lane - por jo Greta Lee e Past Lives, as “Killers of the Flower”. Lily Gladstone e Moon, e cila ishte konsideruar si konkurrenca kryesore e Stone, pasi mori “Golden Globe” për aktoren më të mirë në një dramë në fillim të këtij muaji.
Edhe
“Oppenheimer” triumfon në “Oscar”
“Është një vit shumë garues”, ka thënë kryetarja e BAFTA-s, Sara Putt, për ”Guardian”
Ndërsa satira “DayGlo” e Greta Gerwig përfundimisht triumfoi mbi “Oppenheimer” në arkën filmike duke marrë 1.4 miliardë dollarë dhe duke thyer rekorde të shumta, filmi i Nolan duket se do të hyjë në klubin miliardë dollarësh menjëherë pas sezonit të çmimeve (aktualisht është në 953 milionë dollarë).
Së bashku me nominimin për aktrim të Robbie, “Barbie” është e nominuar për skenar origjinal, aktor dytësor për Ryan Gosling, dizajn kostumesh dhe dizajn produksioni, një rënie e konsiderueshme nga 15 sosh që u përmendën kur listat e gjata të BAFTA-s u shpallën dy javë më parë.
Në fillim të kësaj jave sekretarja e kulturës Lucy Frazer vlerësoi produksionin, i cili u xhirua kryesisht në “Leavesden Studios”, duke thënë se “para se të eksportohej në të gjitha anët e botës dhe të bëhej filmi më i shitur i vitit 2023, ‘Barbie’ u realizua dhe u regjistrua në Hertfordshire – jo Hollywood”.
“Warner Bros”, studio që qëndron pas filmit, ka thënë se “Barbie” kontribuoi me 80 milionë funte në shpenzime të drejtpërdrejta për ekonominë lokale, krijoi 685 vende pune, përfshiu më shumë se 6 mijë statistë, mbështeti 754 biznese lokale dhe pagoi mbi 40 milionë funte në paga.
As “Gerwig”, as “Celine Song” i Past Lives, as “Emerald Fennell” i Saltburn nuk janë në listën e ngushtë të regjisorëve, me Justine Trierin e “Anatomy of a Fall”, gruan e vetme në garë. Krahas saj dhe Nolan janë Jonathan Glazer për “The Zone of Interest”, Andrew Haigh për “All of Us Strangers”, Bradley Cooper për “Maestro” dhe Alexander Payne për “The Holdovers”. Katër prej tyre janë të nominuar për herë të parë, asnjë nuk ka fituar më parë dhe asnjë nuk është nga Martin Scorsese, një tjetër surprizë nga lista.
Edhe
Beteja për “Oscar”: “Oppenheimeri” dhe favoritët e tjerë
Vitin e kaluar vetëm një grua ishte në mesin e të nominuarve për regjisor, nga tre në 2022 dhe katër në 2021 – viti i parë pasi BAFTA prezantoi ndryshime rrënjësore në prapaskenë në përpjekje për të përmirësuar përfshirjen pas reagimit të ashpër të “#BaftasSoWhite” të vitit 2020, kur asnjë prej të nominuarve nuk ishte me ngjyrë.
“Ne e dimë se nuk është një fushë loje e barabartë”, ka thënë Putt për “The Guardian”, për mungesën e përfaqësimit të grave në listën e ngushtë të regjisorit më të mirë. “Shanset janë të grumbulluara. Nga 100 filmat me fitimet më të mëdha të publikuara vitin e kaluar, vetëm 12 janë realizuar nga gratë”.
Putt ka thënë se ndërsa listat e gjata të BAFTA-s janë krijuar për të qenë ndërhyrëse – kategoria e drejtorit duhet të ketë barazi gjinore – organizata “nuk kishte të bënte me kuota”.
Ajo shtoi se tabloja më e madhe dukej “pak më shpresëdhënëse”, me 11 nga 32 nominimet për regjisorë – duke përfshirë filma të shkurtër dhe dokumentarë – iu drejtuan grave. “Por, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë”.
Sidoqoftë, në përgjithësi, të nominuarit për filmat më të mirë – “Anatomy of a Fall”, “The Holdovers”, “Killers of the Flower Moon”, “Oppenheimer” dhe “Poor Things” - përfaqësojnë një justifikim për ata që kanë mbrojtur kinemanë autoriale përballë presionit të superheronjve.
Edhe
“Oppenheimer” eklipson Scorsesein, “Poor Things” dhe “Barbien”
Të pestë – edhe ato të financuara nga studiot e mëdha – janë në mënyrë sfiduese vepër e artistëve individualë, sesa një konglomerat krijues. “Poor Things”, i publikuar në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, është një fantazmagori feministe e vërtetë, ndërsa “The Holdovers”, që do të dalë këtë të premte, kthehet në epokën e artë të fillimit të viteve ‘70 të filmave indie në SHBA.
“Marrë nga “The Guardian”, përktheu Enis Bytyqi)