“Anatomy of a Fall” e Justine Triet e ka fituar “Palme d’Or” (Palma e Artë) në Festivalin e 76-të të Filmit në Cannes, në ceremoninë që u mbajt të shtunën.
“Anatomy of a Fall” ku luan Sandra Hueller si shkrimtare që tenton të dëshmojë pafajësinë në vrasjen e bashkëshortit të saj, është vetëm filmi i tretë me regji të një gruaje që fitoi “Palme d’Or”. Një nga dy fitueset e kaluara, Julia Ducournau, ishte në jurinë e këtij viti.
“Cannes’ Grand Prix”, çmimi i dytë për nga rëndësia në këtë Festival, i takoi Jonathan Glazersit me filmin “The Zone of Interest”, një film që tregon për një familje gjermane që jeton pranë Auschwitzit.
Çmimet u vendosën nga një juri e kryesuar nga fituesi i dyfishtë i “Palme d’Or”, regjisori suedez Ruben Oestlund, që kishte fituar çmimin edhe vitin e kaluar me “The Triangle of Sadness”.
Ceremonia i parapriu filmit mbyllës të Festivalit, animacionit të Pixarit “Elemental”.
Çmimi i jurisë i takoi regjisorit finlandez Aki Kaurismaki me filmin “Fallen Leaves”.