Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Yjet e showbizit protagonistë të reklamave të realizuara për “Super Bowl”

Edhe pak ditë na ndajnë nga mbajtja e kampionatit të futbollit amerikan, “Super Bowl”, që është ngjarja më e ndjekur në Shtetet e Bashkura të Amerikës. Ekipet që sivjet përballen për titullin e kampionit janë “Los Angeles Rams” dhe “Cincinnati Bengals”, derisa loja zhvillohet në stadiumin e ri të Los Angelesit, “SoFi Stadium”, gjatë kësaj fundjave.

Ndërkohë, yjet e muzikë rep dhe hip-hop, Dr. Dre, Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar, pritet ta ndejën skenën së bashku. Ata do të performojnë për 30 minuta para të pranishmëve në stadium, me ç’rast pritet t’i performojnë disa prej hiteve të tyre më të mëdha.

Por, të gjithë tashmë e dinë se kjo ngjarje madhore sportive nuk karakterizohet vetëm për lojën apo performancat muzikore, por edhe për reklamat e disa prej kompanive më të mëdha në botë, të cilat realizohen enkas për “Super Bowl” dhe i përfshijnë disa prej yjeve më të njohur të showbizit.

Në vazhdim keni mundësi t’i shikoni disa prej këtyre reklamave që brendeve të ndryshme u kushtojnë miliona dollarë për t’u realizuar, dhe përfshijë emra të njohur të muzikës dhe filmit, si Snoop Dogg, Megan Thee Stallion, Charlie Puth, Arnold Schwarzenegger, Scarlett Johansson, Jason Sudeikis, Pete Davidson, Lindsay Lohan dhe të tjerë.