Hip-hopi i vjetër e karaterizoi koncertin i cili mbahet në mes të kampionatit të futbollit amerikan “Super Bowl”, i cili vjen i organizuar nga kompania “Pepsi” dhe u mbajt të dielën.
Ata që konsiderohen si ‘gangsterët origjinal” të repit, Snoop Dogg, Dr. Dre dhe Eminem, bashkë me mbretëreshën e muzikës R&B dhe Hip-Hop, Mary J. Blige dhe yllin e repit Kendrick Lamar, e argëtuan turmën e publikut të pranishëm në stadium në mesin e së cilëve kishte edhe shumë yje të showbizit, si Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, Jay-Z, Kanye West, Cardi B, Ryan Reynolds, Matt Damon, Charlize Theron, Mark Wahlberg, Ciara, Rita Ora, Christina Aguilera, Megan Thee Stallion dhe të tjerë.
Kjo ishte hera e parë që artistët e zhanrit Hip-Hop ishin performuesit kryesor të këtij shou.
Duke qenë se loja finale po luhej në stadiumin “SoFi” në Los Angeles, ishte e natyrshme që Snoop dhe Dre ta fillonin performancën me hitet “The Next Episode” dhe “California Love”.
Mysafiri befasues ishte reperi 50 Cent, i cili iu bashkua grupit në skenë për ta interpretuar këngën e preferuar nga publiku anembanë botës, “In Da Club”.
Pastaj erdhi radha e këngëtares Mary J. Blige për ta rrëmbyer skenën dhe për të sjell performaca emocionale të këngëve, “Family Affair” dhe “No More Drama”. Pas saj interpretoi reperi i shpërblyer me çmimin “Pulitizer”, Kendrick Lamar, i cili doli në skenë i shoqëruar nga një numër i madh valltarësh.
EdheTurma e njerëzve gjatë gjithë kohës po i shoqëronte performancat me brohoritje, sidomos në momentin kur erdhi radha që në skenë të performojë Eminemi. Reperi e interpretoi hitin e padiskutueshëm “Lose Yourself”, dhe natyrisht nuk ngurroi që në fund të performancës të ulej në gjunjë, gjest ky të cilin para disa vjetësh e kishte bërë ylli i futbollit amerikan, Colin Kaepernick, në shenjë proteste kundër dhunës së policisë dhe diskriminimit racorë.
I gjithë shou ishte fantastik dhe duket se publiku i pranishëm në stadium dhe ata nga shtëpia, e kanë shijuar performancën e yjeve të gjeneratës së vjetërt të muzikës rep dhe Hip-Hop. Videoja e performancës është lansuar menjëherë në YouTube ku i numëron më shumë se 6 milionë klikime brenda 24 orëve të para.